Template Joomla scaricato da Joomlashow

  • pdf

objektivat e projektit

la biblioteca di babeleBiblioteka e Babelit. Rrugë "te ngjyrosura" me fjalë,  muzikë dhe imazhe është një projekt i cili kërkon të promovojë integrimin përmes hapësirave dhe vendeve të kulturës duke perfshire të huajt - të rritur dhe fëmijë – të pranishëm në territorin e Lodit, duke ndjekur rrugën e një shkëmbimi te thelle reciprok.: nga njëra anë me thellimin e njohurive mbi vendin “pritës” dhe nga ana tjetër duke ndarë me të tjerët njohuri dhe të dhëna mbi  rrënjët  e  tyre.

Tre Biblioteka dhe tetë shoqata janë bashkuar në objektivin e përbashkët  për të bërë të mundur që politikat e emigracionit mos ti përkasin thjesht sferës politike, por për ti sjellë ato në kontekstin kulturor, i cili duket gjithnjë e më shumë si një premisë e mirë për nje qytetari aktive dhe të vetëdijshme.

Ky projekt do të ndahet për dy muaj në dhjetëra iniciativa: stacione per internet; blerje librash, gazetash dhe revistash ne gjuhen origjinale;zgjatja e orareve te hapjes dhe sherbimeve te informacionit  dhe gjithashtu ne seri veprimtarish te organizuara ne rruge tematike:

Babele udhëtime, Babele të rinj, Babele poezi&muzikë, Babele gra, Babele film, BabeleinFest.

Së fundi, një udhëzues në shumë gjuhë do të drejtojë të interesuarit në fushat e ndryshme dhe në kalendarin e ngjarjeve, duke u siguruar atyre mjete për thellimin e njohurive të mëtejshme përmes sugjerimeve bibliografike dhe link-e me interes te përgjithshëm dhe specifik gjihashtu.

Ngjyra” te kendshme te gjitheve!

 

Bibloteka e Babelit është një  projekt i realizuar me kontributin e:
Fondazione Cariplo Fondazione Vodafone